Përmbytet Vlora. Disa rrugë nën ujë për shkak të shiut të dendur

10/04/2019 12:30

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Vlorën mëngjesin e sotëm kanë sjellë sërish përmbytje në disa lagje dhe rrugë të qytetit.

Ndërkohë që punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve janë në terren, situata vijon të jetë problematike pasi vetë qyteti i Vlorës është nën nivelin e detit dhe nëvojitet të vendoset në funksion një hidrovor i cili ka funksionuar para 30 vitesh.

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës dhe në orët e para të ditës së sotme kanë sjellë dhe përmbytje në disa lagje dhe rrugë. Lagja 28 Nëntori, Pavarësia, zona e Skelës ndodhen nën prezencën e ujit, duke sjellë vështërsi në qarkullim si të automjeteve, por edhe të këmbësorëve.

Edhe pse punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve komunale të Bashkisë së Vlorës ndodhen në terren për hapjen e pusetave dhe pastrimin e tyre, reshjet kanë qënë me intensitet të lartë dhe situata vijon të jetë problematike për qytetarët e Vlorës.

Edhe pse hidrovori i Vlorës ka punuar me kapacitet të plotë, niveli i ujit në rrugë në disa akse rrugore shkon deri në 30 cm, kjo për faktin se disa zona në qytet ndodhen pothuajse nën nivelin e detit.

Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente.

Top Channel