Viktima e një dite më parë, që u vra pas shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas, është identifikuar nga autoritetet.

Bëhet i ditur se emri i tij është Admir Murataj.

Ky person rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai është i akuzuar për organizimin e dy grabitjeve të bujshme në Qafë-Kashar dhe grabitjen e një banke.

Sipas mediave greke, Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.

Ndërkohë, policia ka gjetur një tjetër makinë të djegur në Tapizë. Kjo makinë dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.

Top Channel