Vaçe Zela, në 7 prill të këtij viti do të festonte ditëlindjen e saj të 80-ë nëse do të ishte akoma mes nesh.

Në mungesë të saj, Soiree e Jonida Shehut mblodhi të gjithë miqtë e saj më të ngushtë dhe familjarët e saj, Pjetrin, bashkëshortin dhe Irmën, vajzën.

Në fund të bisedës, të ftuarit dhe Jonida kanë treguar pamje ekskluzive nga koncerti recital që Vaçja mbajti në Zvicër, koncerti i saj i mirëfilltë recital.

“Ajo ishte një hakmarrje për ata që e larguan nga skena forcërisht!”, – tregon Fatmir Mneri, mik dhe bashkëpuntor i Vaçes. “Një zjarr që vlonte nga brenda! 9 vjet pa skenën… i mungonte skena, publiku!”, – tregon Fatmir Mneri. “Në atë kohë, pas viteve ’90 ishte në modë që shumë këngëtare shqiptarë të shkonin jashtë dhe më së shumti në Zvicër se kishte shumë emigrant… malli për atdheun. Falë iniciativës dhe ndihmës së Dukash Balena, u krijua një grup profesionist. Kujtoj drejtues formacioni Alqi Kareco, në kitarë, i ndjeri Françesk Radi, në kitarë pas ishte Bled Sejkoi. Recitoi Margarita Xhepa. Kishte dhe njëçifteli.”

“Në atë mjerimin e anës së instrumentave dhe fonisë unë isha më fatlumi. Ajo këndontë 15 këngë dhe në mes kishte ose këngë me çifteli ose recitim të zonjës Xhepa. Unë jam injorant nga muzika, dhe isha prezent kur Kareco donte të bëntë një lëshim… i thonte ta ulim gjysmë toni këngën më të lartë që kishte dhe ajo përgjigj: ‘JO! Do ta këndoj ashtu siç e kam kënduar!’. Nuk bënte kompromis ajo me artin. Një gjë që do pëlqente do e bënte pavarësisht kostove!”, – ka përfunduar Mneri duke treguar kështu edhe njëherë, madhështinë e askujt tjetër, por Vaçe Zela!

Top Channel