Veliaj: Qytetarët te Bregu i Lumit po përdoren politikisht, nuk pranoj “astirizim” të Tiranës

09/04/2019 23:11

Ditët e fundit ka pasur përplasje të forta në zonën e Bregut të Lumit, me policinë që po tenton të lirojë banesat, për t’i hapur rrugë përfundimit të Bulevardit të ri.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shpjegoi se institucioni që ai drejton, u ka ofruar të gjithë banorëve bonus qiraje dhe strehim social, për të mos i lënë ata në rrugë.

“Unë e kam ndërgjegjen të qetë, pasi Bulevardi i ri do të bëhet dhe ndonëse këta banorë kanë zaptuar tokat atje, ne nuk po i nxjerrim në rrugë, por po u ofrojmë strehim në banesat sociale. Qytetarët kanë paguar njëherë për banesat sociale, ndaj nuk mund të paguajnë për së dyti, që këta të kompensohen me para kesh. Unë i siguroj banorët se oferta është prej kohësh, që të vijnë në banesat sociale, pasi është më mirë sesa te Bregu i Lumit”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shkoi edhe më tej, duke thënë se banorët janë njoftuar që në dhjetor për të liruar pronën dhe se ata po përdoren politikisht.

“Ne i kemi njoftuar që në dhjetor banorët për të liruar shtëpitë dhe për t’u strehuar në banesat sociale. Disa prej tyre kanë pranuar dhe kanë nisur procedurat, ndërsa të tjerë përdoren politikisht nga partia Demokratike, të cilës i ka kthyer shpinën Amerika. Shkon atje Balli Fariu (Klevis Balliu) dhe i përdor politikisht ata banorë, për të treguar se këtu po bëhet nami. Unë po e theksoj se sa të jem unë kryetar bashkie, nuk do të lejojmë astirizim të banorëve të Tiranës. Nuk pranoj të më thonë se do djegim goma, nëse vjen të bësh shkolla”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA