Foto Ilustruese

Tre persona të një familjeje dhe dy mysafirë të tyre, janë helmuar gjatë një darke në shtëpi dhe kanë përfunduar në spital, mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Turhan, rreth 10 kilometra larg Tepelenës, ndërsa 3 nga të helmuarit janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës.

Babai, djali, nusja e djalit dhe dy mysafirë, kanë përfunduar të helmuar, ndërsa në gjendje të rëndë janë dy anëtarë të familjes mikpritëse dhe njëri prej mysafirëve.

Dy të tjerët, që ndodhen në spitalin e Tepelenës, thonë se gjatë darkës kanë konsumuar peshk, ndërsa kanë hedhur dyshime, nëse ai ishte i freskët.

Top Channel