Kohët e fundit bashkia e Tiranës ka nisur procedurat për tenderimin e rikonstruksionit të Bulevardit “Zogu I”, vlera e të cilit shkon në rreth 6 milionë Euro, për një gjatësi prej 600 metrash.
Pikërisht për këtë arsye, ka pasur akuza të forta ndaj bashkisë së Tiranës, se po abuzon me këtë projekt, por Veliaj dha sqarimin e tij, duke zbuluar detaje nga projekti.
“Aktualisht ai aks rrugor është në gjendje të mjerueshme dhe vërtetë është 600 metra, por nuk kemi të bëjmë me një rikonstruksion të thjeshtë. Bëhet fjalë për një ndërtim nga e para, që nga tubacionet e nëndheshme, pllakat, fasada e pallateve në të dy krahët dhe hapësirat mes pallateve, si lulishte e sheshe të vogla. Nëse dikush mendon se është abuzuar, le të hapë proces gjyqësor dhe ai inxhinier të shkojë në burg. Nëse dikush mendon se e bën më lirë, le të vijë dhe të marrë pjesë në garë”, tha Veliaj.
Top Channel