
24/02 07:43
Indrit Çullhaj ishte i ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet e fitores së titullit Kampion i Ballkanit në xhudo, për të dytën herë radhazi.
Edhe pse vetëm 22 vjeç, Indriti tregoi se ka rrëmbyer shumë medalje gjatë karrierës së tij në këtë sport, dhe e gjithë kjo falë stërvitjes së vazhdueshme dhe disiplinës së fortë.
Ai pranoi se stërvitet më shumë se 6 orë në ditë, nuk bën jetë nate, madje nuk e preferon as alkoolin.
E në bisedë e sipër, Indriti rrëfeu një histori personale, kur gjatë një darke me miqtë kishte konsumuar vetëm një gotë birrë, e aq kishte mjaftuar që ta zinte gjumi.
Top Channel