Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Banorë të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri, kanë dalë të hënën paradite në protestë.
Banorët nuk lejojnë veprimin e fadromave pasi kërkojnë shpronësimin e banesave të tyre, para se të vijohet me projektin.
Partia Demokratike ka dalë në mbështetje të tyre. Deputeti Klevis Balliu tha se është e padrejtë që kërkohet të nxirren në rrugë këta banorë.
“Nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Qytetarët janë në të drejtën e tyre ta mbrojnë shtëpinë e tyre nga ky pushtues”, u shpreh Balliu.
Top Channel