Mediat pranë klubit të Manchester United bëjnë me dije se trajneri Ole Gunnar Solskjaer tashmë e ka vendosur; Alexis Sanchez do të largohet gjatë merkatos së verës.
Pavarësisht përpjekjeve të 30-vjeçarit për të bindur trajnerin norvegjez për të marrë një rol titullari në formacion, duket se sulmuesi nga Kili është i pari në listën e Solskjaer për t’u larguar në verë.
Edhe më herët trajneri, i cili pak ditë më parë u konfirmua në stolin e “Djajve të Kuq” për tre vitet e ardhshme, kishte deklaruar se nuk mund të bënte asgjë për të rikthyer Alexis Sanchez në formën e tij më të mirë, duke dhënë sinjale të qarta se sulmuesi do të largohej. Për momentin për ish-lojtarin e Arsenal nuk ka oferta konkrete, por kalimi në Kinë shihet si një mundësi e mirë për të.
Top Channel