Humbja e fundit e pësuar në mesjavë ndaj Watfordit zbriti matematikisht skuadrën e Fulhamit në Championship, ose kategorinë e dytë angleze.
Drejtuesit e klubit tashmë duhet të bëjnë llogaritë për organikën e lojtarëve që do të mbajnë në dispozicion për të luajtur sezonin e ardhshëm.
Në fakt, lojtarët e talentuar në skuadrën nga “Craven Cottage” nuk mungojnë dhe një prej tyre është Ryan Sessegnon. 18-vjecari vështirë se do të pranojë të luajë sezonin e ardhshëm me Fulhamin, duke parë edhe interesimin e shumë klubeve për të.
Skuadra e parë në listë që insiston për shërbimet e tij është Tottenhami, që për momentin duket e avantazhuar për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë, pavarësisht interesimit nga ana e Manchester United, PSG apo Dortmund. Skuadra e Pochettinos pritet të bëjë një ofertë konkrete për të marrë talentin në merkaton e verës.
Top Channel