Prej më shumë se 30 vitesh, telefonë të verdhë Garfield kanë dalë në brigjet franceze duke hutuar banorët lokalë dhe pastruesit e plazhit, që duket se më në fund e kanë zgjidhur misterin.
Banorët vendas dyshonin prej kohësh se një konteiner mund të ishte burim i këtyre telefonave, të modeluar sipas një karakteri vizatimor, e që prej dekadash mbushnin brigjet. Por, sidoqoftë, ka qenë një banor lokal ai që ka zbuluar konteinerin, që kishte përfunduar në fund të detit pas një stuhie në vitet 1980, i ngecur në një lloj shpelle të nënujshme, i dukshëm vetëm në rast zbatice.
Sidoqoftë, misteri nuk është zbardhur i tëri. Zyrtarët nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur, nga cila anije ka rënë konteineri, apo nga vinte ai. Nuk dihet as nëse janë disa konteinerët që kanë rënë në ujë, apo vetëm një.
Garfildi është një karakter i krijuar nga ilustratori Jim Davis në fund të viteve 1970 dhe në ato dekada ka qenë shumë popullor duke ia dhënë imazhin e tij edhe këtyre telefonëve, që prej vitesh kanë intriguar banorët vendas.
Top Channel