Emilia Clarke u cilësua si mbretëresha e stilit gjatë premierës njujorkeze të sezonit 8 të “Game of Thrones”, që u mbajt mbrëmjen e djeshme.

Në tapetin e kuq sfiluan të gjithë pjesëmarrësit e serialit televiziv që ka bërë për vete miliona shikues në të gjithë botën. Fustan përrallor për Daenerys Targaryen, personazh kyç në serial, që sfiloi me një elegantë prej princeshe.

Super seksi veshja e zezë e Sophie Turner, princesha Sansa Stark, që parakaloi së bashku me të fejuarin Joe Jonas, me të cilin pritet të martohet në fund të vitit.

Nuk munguan as Kit Harington me të shoqen Rose Leslie, Natalie Dormer, Maisie Williams e Jason Momoa.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel