“Vëreni veten në thundrat e tyre”. Ky është mesazhi që i përcillet pushuesve para se të vendosin të zbresin 600 shkallët që shkojnë zig zag në kodrinat e Santorinit, mbi kurrizin e një gomari.

Pas disa sezoneve verore që ka bërë që banorët e ishullit magjepsës të mbajnë peshën e mbipopullimit, aktivistët, në bashkëpunim me industrinë e turizmit, më në fund kanë marrë masa.

Rezultati është një iniciativë e paprecedentë për të ndërgjegjësuar vizitorët për stresin që u shkaktojnë kafshëve, kur i detyrojnë të kryejnë ngjitjen marramendëse me një peshë të rëndë në shpinë.

Fushata, sipas zyrtarëve lokalë, ka nisur. Mushkat dhe gomarët janë pjesë e traditës sonë, thotë kryebashkiaku i Santorinit, duke shtuar se pronarët e rinj të tyre, veçanërisht, e kanë kuptuar që ata kanë nevojë për kujdes.

Kafshët janë përdorur prej kohësh për të transportuar njerëzit nga porti i ishullit deri në qendër të tij, 400 metra mbi nivelin e detit. Ndërtimi i një teleferiku ka ndihmuar në zbutjen e ngarkesës, por sidoqoftë, popullariteti i Santorinit si ishulli më i preferuar në Evropë për pushime, ka thelluar plagën e tej frekuentimit.

Me më shumë se 17 mijë turistë në ditë që zbarkojnë nga anijet kroçera, në ishullin me sipërfaqe 76 km katror, kërkesa për transportin tradicional me gomarë, është rritur. Nën presion, një numër i madh kafshësh kanë pësuar dëmtime të ndryshme, që nga ato të shtyllës kurrizore e deri tek rraskapitja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA