Mbrëmjen e sotme, Soirée-ja e Jonida Shehut do të sjellë në ekranin e Top Channel disa prej aktorëve të preferuar të fëmijërisë.

Taulanti që kërkonte një motër, Rudina shahistja, Beni që ecën vetë, Sava e gjalpit të Mimoza Llasticës e shumë të tjerë do të vijnë mbrëmjen e sotme për të na treguar prapaskenat e këtyre filmave që kanë shënuar epokë në kinematografinë shqiptare.

Jo vetëm kaq, aktorët dhe disa prej atyre që kanë qenë pjesë e këtyre filmave do të rrëfejnë eksperiencat e tyre si aktorë të vegjël në një industri aq të madhe si ajo kinematografike.

Artemisa Mithi, Herion Mustarafaj, Donald Kokona, Manjola Begolli, Sokol Gjoshi, Genci Masha, Teuta Doci dhe Romina Ruda e të tjerëdo t’ju dhurojnë një mbrëmje të mërkure si asnjëherë tjetër… sonte në 22:00 në Soiré!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA