Lajmet e rreme gëlojnë në botë duke keq orientuar publikun për çështje të mëdha si zgjedhjet presidenciale amerikane apo referendumin e Brexitit.

Por, nëse ka një ditë të vitit kur të gjithë bëhen pjesë e kësaj marrëzie, ajo është 1 prilli. Dhe në këtë ditë, në lojë nuk hezitojnë të futen mediat më të mëdha botërore, organizata nga më seriozet, apo edhe individë që mbrojnë kauza të rëndësishme.

Policia franceze, në një postim në Twitter, tha se po kërkonte lepuj që t’i bashkoheshin asaj në misionet e luftimit të krimit.

“Të gjithë e dimë se qentë bëjnë një punë të mirë, por ne sot kërkojmë rekrutë të rinj, si lepuri marinet që kanë aftësi dëgjimi dhe nuhatjeje 30 herë më të larta se qentë”, thuhej në njoftimin e Policisë Franceze.

Aktivistja adoleshente e klimës, Greta Thunberg, që ka frymëzuar nxënësit në Evropë të protestojnë kundër veprimeve të qeverive të tyre për ngrohjen globale, njoftoi se kishte vendosur të ndalte grevën dhe të kthehej në shkollë, pasi liderët e vendit të saj e kishin vënë krizën e klimës nën kontroll. Për të shtuar menjëherë më pas…sigurisht që po bëj shaka.

Nëse ke pyetur ndonjëherë veten nëse lulet mund të mendojnë, atëherë po, kështu është. Dhe se cfarë mendojnë ato mund tua tregojë tani Google. Kompania prezantoi të hënën Google Tulip, që mund të përkthejë gjuhën e tulipanëve në dhjetëra gjuhë njerëzish, kjo falë arritjeve në inteligjencën artificiale.

Duhet të keni dëgjuar për Brexitin – shkruante “Webjet Australia” të hënën. “Përse do të donit të shkonit në Evropë? Webjet Australia është këtu për ju; ulje për fluturimet nga Britania në Australi për vetëm 1 dollarë australian bileta. Fatkeqësisht, departamenti i saj i financës vendos veton: do të falimentonim nëse do ta bënim këtë.

Makinat elektrike BMV do të jenë shpejt në gjendje të rikarikohen automatikisht gjatë natës, falë një boje të re hënore, deklaroi dega e prodhuesit gjerman në Britani të hënën, para se të pranonte se boja mund të mos ishte e kësaj bote, ende.

Ka pak gjëra më shqetësuese se sa një skenë seksi kur sheh televizor me familjen, dhe BBC e di këtë. Për t’ua kursyer sikletin të gjithëve, ajo ka vendosur të lancojë butonin “skip the sex”, kaloje seksin, në shërbimin e saj iPlayer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA