Në lidhje me zjarrvëniet e qëllimshme dhe organizmin e bixhozit, Edi Rama ka paralajmëruar masa të forta. Kreu i shteti tha se qeveria po përgatit kodin penal, që përfshin dënim me burg për shkelësit.
“Po përgatisim masa të reja në kodin penal. Kush organizon bixhoz, shkon në burg. Ndezja e zjarreve është bërë problem. Do vendosim sanksione të forta për ata që vendosin zjarr dhe për ata që bëjnë krime të tjetra mjedisore. Ky Parlament është sot shumë më normal dhe i pa shqetësueshëm sepse nuk vijnë deputetët në Parlament me vezë dhe me bojë nëpër xhepa. Çfarë është opozita, kotec, fermë pulash? Vjen kryetari i opozitës, futet në sallë me pallto të madhe. Un thashë se është sëmurë. Ai kishte vezë”, tha Rama.
Top Channel