Një grua në Brazil i është nënshtruar një operacioni për të hequr peshkun mustak nga barku i saj. Ai iu ngulit ndërsa ishte duke notuar në vendpushimin e plazhit në São Paulo të Itanhaem. Turistja u dërgua në spital, ku peshku u nxor nga lëkura e saj me anë të kirurgjisë .

“Ne u njoftuam për një incident ku një objekt kishte ngecur në trupin e një notari dhe kur arritëm atje, zbuluam se ishte një peshk”, shkruan infermieri Marcelo Araujo Tamada në Facebook.

“Ajo kishte shumë dhimbje. Nuk e hoqëm sepse vetëm një mjek mund ta bënte këtë. E dërguam në spital, që të mund të bënte një mikro-kirurgji. Kurrë  nuk kam parë një mustak të mbërthyer në trupin e dikujt. Ishte padyshim rasti i parë”, përfundon Tamada.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel