Ema Geller, vajza e Rosit dhe Rejçëllit, dy personazheve të “Friends”, një prej serialeve komedi më të famshëm në botë, të transmetuar dhe nga Top Channel e që vazhdon të marrë shikueshmëri maksimale edhe sot në Netflix, nuk luhej nga një, por nga dy bebushe vajza që ishin binjake.

Ato quhen Cali dhe Noelle Sheldon, dhe tani janë rritur aq sa për t’u bërë aktore të një filmi të famshëm nga Jordan Peele, të titulluar “Us”.

Reagimet e menjëhershme të atyre që e kanë ndjekur serialin Friends me kërshëri në vitet 1994-2004 (Ema ka luajtur në dy sezonet e fundit, 2003 dhe 2004), është se koha ka fluturuar pa u marrë vesh. Binjaket që shfaqeshin si foshnje të sapolindura sot janë 16 vjeçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA