Ed Sheeran nis investimet në pronat e paluajtshme. Ja sa ka shpenzuar për 18 banesa dhe 1 restorant

28/03/2019 11:32

Mediat britanike kanë publikuar se Ed Sheeran ka investuar fuqishëm në pronat e paluajtshme.

Sipas “The Sun”, këngëtari i famshëm ka shpenzuar 42 milionë sterlina për të blerë 18 apartamente dhe shtëpi në Londër si dhe një restorant në Notting Hill.

Sheeran mendohet se ka një pasuri prej 80 milionë sterlinash dhe duket se do ta shtojë pasurinë e tij duke marrë qiratë e pronave të reja që ka blerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA