Një sasi droge e dyshuar heroinë është sekuestruar mbrëmjen e kësaj të mërkure nga autoritetet kufitare të Portit të Durrësit, gjatë kontrolleve të detajuara në vijën e dytë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi E.D., të cilit iu gjet në trup sasia prej rreth 2 kg e 160 gramë heroinë, e cila u sekuestrua nga forcat policore në cilësinë e provës materiale.

Një grup hetimor i mbërritur menjëherë në vendngjarje po punon për të mësuar më shumë detaje mbi këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që i ndaluari do të hetohet tashmë nga Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë.

Droga ishte e paketuar dhe e vendosur përreth trupit, e ngjitur me natriban. Shtetasi E.D. ishte bërë gati për të hipur në një traget të linjës nga Durrësi për në portet italiane, ndaj akuza që mund të ngrihet ndaj tij është ajo e trafikut ndërkombëtar të drogave.

(

Top Channel