Këtë të mërkurë, Soirée-ja e Jonida Shehut do të jetë një Soirée ndryshe.

Me të ftuarit e saj, Soirée do të na sjellë më të mirat që stina e pranverës sjell. Bëhet fjalë për lulet, ushqimet tradicionale të stinës në vendin tonë, këngë pranvere dhe një mik shumë special.

Biznesmenë, sipërmarrës, këngëtarë, dashamirës të punëve në fshat do të vijnë sonte në ekranin e Top Channel dhe do të sjellin atë lloj atmosfere që vetëm stina e pranverës krijon.

Blendi Çuçi, Bujar Qamili, Gjergj Bojaxhi, Anton Prenga, Dhurata Thanasi, Alfred Marku, Arbër Uka, Gerta Loku – vijnë në Soirée për pranverën. Ajo që u mbetet të bëni është vetëm të na ndiqni në orën 22:00!

Top Channel