Një pacient që kishte shkuar për cistoskopi, kontroll i fshikëzës me kamera, u zgjua i bërë synet.

Gabimi ndodhi në Leicester të Britanisë, dhe mjekët u ngatërruan ngaqë dy pacientët kishin të njëjtin emër. Por e keqja është se kjo nuk është hera e parë që në këtë spital ndodhin gabime të rënda. Madje edhe ngatërrimet e pacientëve.

Vetëm në vitin 2018, në këtë spital kanë ndodhur gafat si më poshtë: në mars, një fëmijë u nxor nga spitali me një garzë të harruar brenda në hundë, pas heqjes së mishit të huaj; si në prill, ashtu dhe në janar, pacientëve u është vënë gabimisht një pajisje pastrimi ajri në vend të oksigjenit; po në prill, një pacienti iu bë operim i gabuar për shkak se kishte emrin të ngjashëm me një tjetër; në nëntor një pacient mori transplant në anën e gabuar të legenit.

Spitali ka kërkuar falje dhe ka premtuar se do të mësojë nga gabimet.

Top Channel