Stadiumi “Giuseppe Meazza”, i njohur ndryshe edhe si “San Siro”, është i pozicionuar në zonën me të njëjtin emër të Komunës së Milanos dhe daton që prej 9 Shtatorit 1926, kur edhe hapi dyert për të pritur sfidën Inter-Milan, e fituar 6-3 nga zikaltrit.

Kur u ndërtua stadiumi, arkitektët patën parasysh që të projektojnë një stadium pa pista vrapimi, pasi synohej që në to të mos zhvilloheshin garat me kuaj, siç ndodhte në shumicën e stadiumeve italiane.

Fillimisht stadiumi ishte në pronësi të Milanit, pro që prej vitit 1947, të dy klubet kanë përdorur bashkë impiantin, duke e shndërruar në një nga më mitikët në botë, ku kanë luajtur emrat më të rëndësishëm të futbollit.

Që nga ajo kohë, stadiumi u është nënshtruar disa rikonstruksioneve, kryesisht për të rritur kapacitetin, por edhe për t’u modernizuar, ndërsa shumë shpejt pritet që klubet e Milanit dhe Interit të ndërtojnë një tjetër impiant dhe të prishin aktualin.

Më poshtë kemi sjellë një kolazh me fotografi që tregojnë shndërrimin e “San Siros” ndër vite…

FOTO GALERI
13/38

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA