Më 29 mars rinis në “Sky Atlantic” sezoni i katërt i shumëpritur i “Gomorra” dhe për fansat vjen një lajm i mirë. Seriali ka rinovuar kontratën për një sezon të pestë, që me shumë mundësi do të transmetohet në vitin 2021.

Ndërsa fansat presin të shikojnë vijimin e historisë së Gennaro Savastano (Salvatore Esposito), producenti Riccardo Tozzi konfirmoi rinovimin, duke theksuar se në të ardhmen episodet do të sjellin diçka të re dhe shumë të fortë, ndryshe në mënyrë drastike nga ajo që është parë deri tani.

Në sezonin 4, që do të ketë 12 episode, protagonistët do të shfaqen ndërsa veprojnë në Napoli, Romë e Milano, por edhe në qytete europiane, si Londra.

Seriali “Gomorra”, bazuar në librin best seller të shkruar nga Roberto Saviano, është bërë një fenomen i vërtetë televiziv, duke pasur edhe një sukses ndërkombëtar.

Top Channel