Ai donte të shijonte makinën super të shtrenjtë, në rrugët perëndimore të Londrës, të cilën sapo e kishte blerë. Në vend të kësaj, e gjeti veten duke u përplasur me një pemë dhe më pas kundër një muri.

Për fat të mirë shoferi nuk u lëndua, por “Lamborghini Huracan”, që kushton 300 mijë euro u dëmtua. Dëshmitarët  e panë skenën nga afër dhe më pas i postuan videot në YouTube. Shoferi ka shpërthyer në lot për shkak të dëmtimi të makinës luksoze në pjesën e përparme të saj.

Motori i Lamborghinit e kthen atë në një makinë garash. Super makina është një xhevahir i teknologjisë automobilistike, por siç këshillojnë faqet e specializuara, ajo është ende një makinë për “profesionistët” e timonit. Pra, përpara se të filloni të drejtoni një automjet të tillë, është e këshillueshme që të merrni disa mësime nga ekspertët.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA