“Riviera”, seriali dramatik më famë botërore, krijuar nga Neil Jordan e me protagoniste aktoren e njohur Julia Stiles, prej disa javësh ka nisur transmetimin në ekranin e Top Channel, çdo të martë në orën 21:00.

Gazetarja e Kulturës Jetona Koçibelli dhe producentja Elkjana Gjipali ishin të ftuara në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon për të komentuar këtë serial, që ka mbërthyer jo vetëm audiencën botërore, por tashmë edhe atë shqiptare.

Ato dhanë më shumë informacione në lidhje me kastin, personazhet dhe përmbajtjen e “Rivierës, duke përmendur edhe buxhetin e këtij produksioni.

Në fakt bëhet fjalë për një shifër të frikshme, që kap vlerën e 40 milionë paundëve, por duhet thënë që të gjitha shpenzimet janë justifikuar plotësisht me suksesin e arritur deri tani.

Top Channel