Pas një turneu në Amerikën e Veriut dhe në Azi, “Cirku i Diellit” do të jetë në Paris nga 4 prilli.

Duke u frymëzuar nga filmi “Avatar” dhe në bashkëpunim me kompaninë e prodhimit të James Cameron, “Lightstorm Entertainment”, spektakli i titulluar Toruk, fluturimi i parë, kthehet pas në kohë, mijëra vite para shkeljes së njeriut në hënën Pandora.

Zëdhënësja Janie Mallet u shpreh: “Është një spektakël shumë unik, një spektakël shumë i ndryshëm nga gjithçka që kemi bërë në “Cirkun e Diellit”. Është hera e parë që ne frymëzohemi nga një film dhe kemi ndryshuar shumë formatin. Për shembull, kemi një histori të fuqishme për të treguar, kemi një narrator, ndjekim tre të rinj që enden përreth pandorës për të shpëtuar botën e tyre nga një katastrofë natyrore”.

Spektakli synon të tërheqë shikuesit dhe t’i zhysë ata në një eksperiencë “live”. Gjithçka është mbresëlënëse, performanca, ndriçimi, skena e po ashtu edhe kostumet.

Top Channel