Tre janë personat e arrestuar për ekzekutim në Shkodër pasditen e 20 marsit, ku mbeti i pajetë Nard Polia.

Mësohet se në prangat e policisë kanë përfunduar tre bashkëpuntorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes, i cili bëhet e ditur është shpallur në kërkim.

Në këtë kuadër të këtij operacioni policia bën me dije se janë arrestuar: Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma, 29 vjeç, Alfred Martini , 20 vjeç. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27 vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Pas një pune intensive, ndjekjeje me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbi motivin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78-25 e 278 të Kodit Penal.

FOTO GALERI
1/2
Gilbert Toma

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA