Edi Gogu dhe Toni Gogu ishin të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku folën për prindërimin dhe dhanë disa këshilla lidhur me këtë çështje.
Duke u bazuar në eksperiencën e tyre si prindër të tre fëmijëve, ata ndanë pak nga historia e tyre personale lidhur me mënyrën se si ishin kujdesur për fëmijët.
Edi tregoi se sakrifikoi punën, për t’iu përkushtuar vetëm edukimit të fëmijëve dhe tashmë që ata janë të rritur ndihet më e lumtur se kurrë për zgjedhjen që bëri dikur.
E kur Bieta i ngacmoi duke përmendur rolin dhe kontributin e babait në kujdesin ndaj fëmijëve, Toni duke qeshur tha se këtë përgjegjësi do e mbajë në fëmijën e katërt.
Një batutë kjo që u prit me shumë të qeshura në studio, por që u justifikua më vonë nga Edi me emocionet e të qenit “live” në emision.
Top Channel