Ora më e madhe me diamant, hyn në “Guinness” – FOTO

24/03/2019 22:24

Argjendari nga Hong Kongu, Aaron Shum, pronari i firmës Coronet, ka arritur te sigurojë një tjetër vend në Guiness, këtë radhë për orën me numrin më të madh të diamantëve të vendosura në të.

Ora në forme luleje quhet Mudan dhe është zbukuruar me plot 15.858 diamantë të vegjël, që përfaqësojnë në total 50,01 karate.

Krijimi i veçantë përbëhet nga dy pjesë, të dyja në forme lulesh, e në ekran është vizatuar edhe një diamant; për këtë, u deshën plot 200 ore punë.

Ora, me një vlerë prej gati 441 mijë eurosh, nuk është në shitje. Sipas krijuesve te saj, edhe pse e madhe në përmasa, ajo duhet të jepte përshtypjen e një objekti mjaft delikat.

Tema është ajo e lules se bozhures, dhe nuk zgjedhur me kot: në kulturën kineze, kjo lule simbolizon fisnikerinë, nderin dhe bollëkun. Argjendari Shum pat hyrë fillimisht në librin e rekordeve Guinnes me një kitarë të zbukuruar nga më shumë se 11.400 diamantë, vlera e së cilës mbërrinte në 2 millionë dollarë.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA