Personalitete të shumta e me dhjetëra qytetarë sot po bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së në Dukagjin.

Beteja e Gllogjanit konsiderohet si momenti që rrëzoi mitin se Serbia është e pathyeshme. Familja Haradinaj vlerësohet për mbrojtjen e fshatit, që është edhe vendlindja e kryeministrit.

24 marsin e vitit 1998 forca serbe ishin nisur drejt shtëpisë së Hilmi Haradinajt, anëtarët e së cilës ishin përfshirë në radhët e UÇK-së, por aty hasën në rezistencën e djemve të tij, si dhe banorëve të tjerë.

Ramush Haradinaj bëri homazhe bashkë me shoqatat e luftës dhe zyrtarë të komunës së Deçanit, e më tej, janë zhvilluar edhe homazhe institucionale.

24 marsi 1999 shënon ndërkohë ditën e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, për të cilën sipar kreut të LDK-së, Isa Mustafa, ishte edhe momenti që përcaktoi fatin e Kosovës.

“Kjo është ditë e reflektimit të vlerave demokratike e humanitare të shteteve të Perëndimit, të udhëhequra nga SHBA-ja, ka shkruar Mustafa në Facebook, duke shtuar: “Do t`ju jemi gjithmonë mirënjohës”.

Top Channel