Këngëtarja e njohur Rovena Dilo ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli më shumë rreth projekteve të reja.

Së fundmi ajo ka krijuar një llogari në kanalin e Youtube, ku poston këngët e saj më të mira ndër vite dhe jo vetëm. Këngëtarja tregoi se për momentin ka arritur të postojë vetëm 13 këngë, pasi menaxhimi i kanalit kërkon kohë dhe përkushtim.

Teksa Rovena po komentonte disa nga performancat e saj nëpër festivale, në ekran u shfaq një video e këngës “Kurrë mos më lësho”, ku binte menjëherë në sy veshja e saj.

Pantallonat e bardha me bel të lartë apo bluza e shkurtër me po të njëjtën ngjyrë, padyshim konsiderohen veshje të guximshme për atë kohë. Vlen të përmendim që videoja daton në vitin 1994, kohë kur jo vetëm nuk ekzistonin rrjetet sociale, por në Shqipëri ishin të paktë ata që ndiqnin trendet e modës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA