Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është ekzekutuar avokati Ravik Gurra.

50-vjeçari Gurra mësohet se ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, por edhe anëtarë të familjes Çapja në Elbasan, emrat e të cilëve janë të njohur në skedat e policisë, si persona me rekorde kriminale.

Shërbimet e Policisë së qyteti të Elbasanit kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA