Pak minuta pas ekzekutimi të avokatit Ravik Gurra në Elbasan, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Policisë së Shtetit, e cila ka urdhëruar nisjen drejt Elbasanit të një grupi ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale.

“Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit, ku theksohet se aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

50-vjeçari Gurra mësohet se ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, por edhe anëtarë të familjes Çapaj në Elbasan, emrat e të cilëve janë të njohur në skedat e policisë, si persona me rekorde kriminale.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA