“Ç’është gjithë ky bark?!” Fjalët që prekën sedrën e sopranos për të rënë në peshë

22/03/2019 19:08

Sopranoja e njohur Ramona Tullumani ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” në Top Channel.

Ajo tregoi më shumë rreth roleve të saj dhe karrierës operistike, duke u fokusuar pak më tepër te Violeta e “La Traviatës”, rol që e transformoi fizikisht.

Ramona pranoi se kilet e tepërta nuk e ndihmonin aspak gjatë performancës, madje e pengonin të luante siç duhej në disa skena.

Ajo shpjegoi se në “La Traviata” personazhi kryesor duhej të përshtatej me fabulën dhe nuk shkonte të ishte “i shëndoshë”, ndaj kjo ishte arsyeja kryesore që e bëri të hiqte disa kilogramë.

Nga ana tjetër Ramona tregoi edhe disa situata, kur regjisoret dhe koleget i vinin në dukje peshën apo i preknin barkun për ta ngacmuar që të fillonte të dobësohej.

E ndërsa kilet e tepërta i përkasin të shkuarës, sopranoja u shpreh se tashmë që peshon vetëm 49 kilogramë ndihet më mirë se kurrë.

Top Channel