Lini është një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit te Ohrit, 22 kilometra nga qyteti i Pogradecit, një fshat interesant dhe më piktoresk në Shqipëri.

Ai, i vendosur në një kodër të bukur buzë liqenit të Pogradecit, zgjon kuriozitetin e çdo udhëtari apo turisti që udhëton në rrugën Qafë Thanë – Pogradec, e cila kalon fare pranë fshatit.

Shtëpitë janë të ndërtuara prej guri dhe tulla në anët e rrugicave të ngushta mbuluar me pjergulla. Ka gojëdhëna qe dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të lulëzuar. Banorët e hershëm thonë se fshati më parë, shumë vjet të shkuara, shtrihej deri në mesin e liqenit, por më vonë u mblodh këtu ku gjendet sot.

Turistët vendas dhe të huaj që kanë dëgjuar dhe mbërrijnë për të shijuar bukuritë e Linit janë Pothuajse nga te gjitha vendet e Evropes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA