Sot u zhvillua protesta e radhës e opozitës para selisë së Kuvendit të Shqipërisë. Fatmirësisht sot nuk u shënuan incidente të rënda, e nuk u përdor gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmës. PD një ditë më parë ka ngritur edhe një padi për shkelje të procedurave të policisë në përdorimin e kësaj lënde lotsjellës.

Në studion e “Top Talk” ishte e ftuar zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila nënvizoi se duhet evituar termi gaz, pasi bëhet fjalë thjesht për lëndë lotsjellëse.

Më tej ajo theksoi se këto janë lëndë të ligjshme, të blerë në vitin 2011, kur vendi drejtohej nga e djathta, duke hedhur poshtë akuzat e PD se është përdorur lënde ushtarake helmuese.

“Këto janë akuza qesharake, ato janë përdorur nga opozita në vitin 2011. I bie që opozita ka paditur vetveten në polici”, tha ajo.

Ndërkohë që në “Top Talk” është publikuar edhe dokumenti për blerjen e kësaj sasie lënde lotsjellëse, nga të cilat rezulton se kjo lëndë është e blerë në vitin 2011.

Më poshtë dokumentet ekskluzive:

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA