Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen” dhe për pasojë janë plagosur 9 persona. 5 prej janë dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në mjetin tip “Volkswagen” udhëtonte një çift të rinjsh nga fshati Toç i Memaliaj, Shqiponja Xhaferri 18 vjeç dhe i fejuari i saj, Sokol Brahimi 26 vjeç.

Shqiponja fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe u nda nga jeta pas mbërritjes në Tiranë.

Policia e Tepelenës po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

Më herët edhe Burrel një 30 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti kur mjeti tip kamionçinë humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA