Viktima Ferdinant Polia

Një 35-vjeçar është qëlluar me armë pasditen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës.

Raportohet se rreth orës 16:30, viktima ka mbërritur në spitalin rajonal të Shkodrës, por fatkeqësisht pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore ai ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është 35-vjeçari Ferdinant Polia, punonjës i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë dhe sipas informacioneve të para dyshohet se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me një automjet.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin e autorit.

Afro 1 orë pas ngjarjes policia bën me dije se ka gjetur edhe një motor të djegur tek “Ura e Mesit”, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA