Ekzekutohet një 26-vjeçar pranë stadiumit “Selman Stermasi”

18/03/2019 22:42

Një person është ekzekutuar me armë mbrëmjen e së hënës, pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Rrugën “Zef Jubani”.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Top Channel, dallohet trupi i pajetë i viktimës i mbuluar me çarçaf.

Mësohet se viktima është dërguar në morg, për ekzaminime të mëtejshme.

Policia bën me dije se rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri Jurgen Kurti, 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

FOTO GALERI
1/5

Top Channel