Një 26-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ku edhe ka humbur jetën në vend.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 26-vjeçari Jurgen Kurti, një emër i njohur për policinë pasi është përfshirë në akuzë për dy vrasje, një prej të cilave e babait të tij.

Në prill të 2016-s, gjatë një konflikti familjar mbeti i vdekur babai i tij, Artur Kurti, krim për të cilin u dënua daja i viktimës të kësaj të hëne, Leonard Ristani.

  Krimi në familje, arrestohet dhe kunati i viktimës

Ndërsa një vit më pas, në prill të 2017-s, Jurgen Kurti, u përfshi në vrasjen e Agim Arapit në Durrës.

  Ekskluzive në Fiks Fare/ Pamjet e vrasjes së Agim Arapit në Durrës

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA