Mos harroni të festoni sot në orën 15:15 me telekomandën në “E Diell”, zgjedhja perfekte e së dielës!
Sikurse festimet zyrtare të Ditës së Verës, ashtu dhe spektakli i përjavshëm në Top Channel, “E Diell”, do të jetë sot një alternativë mjaft e mirë për ta shijuar edhe më shumë këtë festë në të gjitha shtëpitë tuaja.
Muzika cilësore e kantautorit shqiptar Altin Goci me hitet e “The Beatles” dhe “Ritflok” ndër vite apo letrat e fansave që Altini ka premtuar se do t`i bëjë publike për herë të parë për publikun pas 25 vitesh, jemi të sigurt se do t`iu zgjojnë shumë nostalgji.
Moderatorja Bora Zemani do të flasë sot për projektet më të reja televizive që po përgatit, çfarë mendon ajo pas 2- vitesh për divorcin e saj dhe a ka ndonjë të vërtetë në lidhjen e saj të dashurisë që po përflitet së fundmi.
Në rubrikën “Escape” një pastor nga Guatemala do të tregojë historinë reale të tij sesi i shpëtoi mrekullisht shpërthimit të një vullkani. Ai do të këndojë dhe një këngë guatemaleze! Islam Hoxha, klarinetisti i Ansamblit Popullor që sfidoi mungesën e shikimit do të jetë i ftuari special në “Protagonist Ndryshe” për të treguar sesi ky pasion e ka motivuar në jetë.
“100-fshatrat” këtë herë do të udhëtojë në Malëshovë të Përmetit e cilësuar ndryshe si “Bukuria që vret” e pllajave të Dhëmbelit për shkak të pozitës gjeografike të saj.
Lotaria Kombëtare me biletat e reja gërvishtëse ka shtuar shanset që të gjithë teleshikuesit të kenë më tepër mundësi për fituar shuma të mëdha parash. Nuk kemi mbaruar! Në “Sfidën Einxhel” protagonistja, Einxhel bie në grackën e kolegëve të saj gjatë një dreke në restorant. Sfida e saj është që të lajë të gjitha pjatat e restorantit! Ndërsa tek rubrika “Gjira`s Style” do të mësoni sesi kapësen e letrave p.sh mund ta përdorni për të shpërndarë sallatën në pjata! Por ka dhe 4 alternativa të tjera që do t`iu ndihmojnë të jeni më praktikë në përditshmërinë tuaj.
Publiku në sallë të jetë pjesë e lojës “Provo me mua” dhe fituesi do të shpërblehet me një kupon dhuratë. Prisni se nuk kemi mbaruar! Cirku i Tiranës dhe trupa e baletit e “E Diell” do të sjellin performanca plot adrenalinë & ritëm për ta festuar ashtu siç duhet Ditën e Verës! Sot në rubrikën “Made in Albania”, do të njiheni me shkollën profesionale “Ndre Mjeda” në Shkodër që prodhon plehra biologjikë dhe farëra autoktone.
Nuk e harruam Lalin dhe Lulin, pupacat më të lezetshëm në ekranet shqiptare që këtë here, kanë vendosur t`i bëjnë nga një parodi si Altin Gocit ashtu dhe Bora Zemanit! Ua sigurojmë që as këtë puntatë nuk do të mungojnë surprizat, por s`i themi dot të gjitha të paktën deri në orën 15.15 kur të nisë “E Diell” në Top Channel. Aty do t`i merrni vesh me detaje!
Top Channel