Sipas Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë, sëmundjet e gojës janë më të përhapurat dhe prekin rreth 90% të popullsisë. Ky është raporti më i fundit sa i përket kujdesit të shëndeti oral.

Veç këtij problemit, dhëmbët kanë një impakt domethënës në shëndetin e përgjithshëm të çdo individi. Një dhëmb i prishur, një aromë e keqe e gojës apo edhe sëmundje të tjera, mund të jetë paralajmëruese për shëndetin në përgjithësi.

Sipas studimeve, shqiptarët renditen të fundit sa i përket kujdesit të dhëmbëve. Studiuesit e linin këtë fakt me mungesën e vizitave tek dentisti, mbajtja e higjenës së pamjaftueshme të gojës, si dhe një mungesë kulture në përgjithësi.

Kjo ka bërë që edhe femijët të kenë po të njejtat probleme si prindërit. Tek fëmijët problemet janë më të shpeshta për shkak të moshës por edhe nga konsumimi i tepërt i sheqernave.

Për të rriturit, rreziku për t’u prekur nga kanceri oral është 15 herë më i lartë kur kombinohen bashkë dy faktorët kryesorë të rrezikut, duhani dhe alkooli. Megjithatë në vendin tonë ka shumë pacientë me probleme në kavitetin oral.

Sot falë teknologjisë, mirëmbajtja e gojës është më e lehtë. Referuar çmimeve konkuruese, Shqipëria po konsumon prej vitesh turizmin dentar. Qindra turistë, kryesisht italian zgjedhin vendin tonë për të marrë shërbime dentare. Por cilat janë sëmundjet më të shpeshta të dhëmbëve? Si duhet të përkujdesemi për të patur dhëmbë të shëndetshëm? Cilat janë risit më të fundit teknologjike në kirurgjinë padhimbje? Si duhet të kujdesemi për estetikën dentare. Këto dhe shumë pikpyetje të tjera do të keni mundësinë t’i ndiqni sonte duke nisur ngaora 18:20 në Top Channel.

Top Channel