Katerina Zoto, Jana Hyka, Alis Muça e Olesia Leço ishin të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të komentuar trendet më të fundit që kanë pushtuar vëmendjen e rrjeteve sociale, duke u ndalur edhe te fustani i bujshëm i Kim Kardashian.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” i la pak vend imagjinatës me fustanin e zi, që i ekspozonte gjoksin gjatë daljes në tapetin e kuq të eventit “The Hollywood Beauty”.
Megjithatë, duket se impakti ishte i madh, sepse u deshën vetëm 24 orë, që menjëherë pas daljes së Kimit të krijoheshin imitimet e këtij fustani e të shiteshin “online” për 50 dollarë.
Këtë e pohoi sot në studio stilistja Katerina Zoto, sipas të cilës, realizimi i fustanit nuk kërkon shumë kohë, madje mund të përfundohet brenda dy orëve.
Padyshim, vlera e fustanit origjinal është shumë herë më e lartë, aq më tepër pasi u promovua nga sekssimboli botëror, Kim Kardashian.
Top Channel