Tragjike në Uganda, 16 persona humbin jetën nga uria për shkak të thatësirës së zgjatur Mijëra pasqyra gjigante janë vendosur në mes të shkretëtirës së Atakamës në Kili. Ky është centrali i parë që do të prodhojë energji elektrike nga dielli në Amerikën Latine.
“Ne pasqyrojmë rrezet e diellit me 10 mijë heliostate njëherësh në një pikë të caktuar. Falë efektit të lenteve zmadhuese siç e kemi mësuar që në fëmijëri, ne arrijmë temperaturën 600 gradë. Këtë nxehtësi e shndërrojmë në elektricitet me anë të turbinës kur të duam, si gjatë ditës ashtu dhe gjatë natës, edhe kur ka vranësira”, tha Francisco Vizcaino, menaxher i projektit.
Mes mijëra pasqyrave ka një kullë 250 metra të lartë që mbledh nxehtësinë dhe e përpunon. Teknologjia e sistemit me kulla diellore është përdorur për herë të parë në shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Centrali i parë në Europë që punon me këtë teknologji është ndërtuar në Spanjë. Por të tillë ka në Arabinë Saudite, kinë dhe Afrikç. Centrali amerikanolatin parashikon që të sigurojë 100% energji të pastër deri në vitin 2040.
Top Channel