Gazetarja Ilnisa Agolli ishte e ftuar në studion e “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, për të folur më shumë rreth programit “100 fshatrat”, që transmetohet çdo të hënë në orën 18:00, në kanalin e Top Channel në “YouTube”.
Ilnisa tregoi se është duke e shijuar shumë këtë eksperiencë, pasi ka mundësi të vizitojë vende të reja e të njihet më kultura të ndryshme.
Madje, në bisedë e sipër, ajo nuk ngurroi të tregonte një situatë komike që i kishte ndodhur gjatë xhirimeve në fshatin Malshovë.
Pas bisedës me banorët e fshatit, që ishin të paktë në numër, Ilnisës i kishte rënë në sy një mushkë, ndaj edhe “stand up”-in e kishte bërë hipur në të.
Megjithatë nuk kishte munguar rrëzimi nga mushka, incident që gazetarja e pranoi me sinqeritet.
Top Channel