Lazio pas dritës jeshile për merkaton, planifikon përforcimet, Sarri synon nga të paktën një mesfushor tek sulmuesit, emrat.
Conor McGregor vihet në pranga nga policia amerikane në Miami të Floridës, me akuzën e “vjedhjes” dhe “sjelljes kriminale” ndaj një tifozi.
Sipas policisë amerikane, boksieri irlandez i arteve marciale sulmoi një tifoz, i cili po përpiqej ta fotografonte, duke i rrëmbyer edhe celularin. Fotografia e kryer u mor nga policia në cilësinë e provës.
Personi, i cili pësoi dhunën e McGregorit, i deklaroi policisë se telefoni celular që zotëronte kishte vlerën e 1.000 dollarëve. Gjithsesi, McGregor e la rajonin e policisë në liri me kusht, pasi pagoi garancinë prej 12.500 dollarësh.
Kjo nuk është hera e parë që McGregor shfaqet problematik. Në nëntor të vitit 2017, ai u gjobit me 400 euro për tejkalim të normave të shpejtësisë, teksa drejtonte mjetin e tij me 160 km/h, ndërkohë që limiti ishte 100 km/h.
Në vitin 2018, McGregor pagoi një garanci prej 50 mijë dollarësh për lirimin e tij, për 3 akuza për agresion dhe një akuzë për vandalizëm, pasi mori pjesë në një sherr të zhvilluar në parkingun e brendshëm të “Barclays Center”, në Brooklyn të Nju Jorkut.
Top Channel