Mbrëmë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” gazetari dhe moderatori Alban Dudushi ka përjetuar emocione të forta teksa përballë ekranit ishte familja e tij.
Prindërit, vajza dhe bashkërshortja Bieta Sulo e kanë përlotur, teksa i kanë kujtuar çastet më vendimtare të jetës.
Albani ishte i ftuar për t’i dhënë forcë një shikuesi të programit të tij.
Gjatë mbrëmjes së djeshme “Dua të të bëj të lumtur” solli historitë frymëzuese të dy familjeve që jetojnë mes sakrificave.
Programi i Arbana Osmanit për javë të tëra ka mbërthyer para ekranit miliona shikues, duke thyer rekorde audience.
Nga suksesi i audiencës që ka ky emision kërkojnë të përfitojnë klikime edhe portalet, të cilat për ditë të tëra përhapen “fake news”. Lajme të sajuara, të pavërteta e të cilat dje në mbrëmje morën një përgjigjje.
Top Channel