Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, kapen 193 kg marijuanë në kufi, shoferi braktis makinën dhe arratiset në këmbë Ushqimet që konsumojmë, kryesisht të skuqurat, por edhe jeta sedentare, ku çdo lëvizje kryhet me makinë, ka rritur numrin e pacientëve që kanë probleme me kolesterolin e lartë në gjak apo probleme me enët e gjakut.
Mjeku kardiolog, Aurel Demiraj konfirmon numrin në rritje të pacientëve të cilët drejtohen për t’u diagnostikuar nëpërmjet koronarografisë.
Nuk janë të pakta rastet kur një i afërm apo familjar rënkon për dhimbje gjoksi, apo shtrëngim e tanimë problemet me enët koronare nisin në moshë fare të re.
Forma më e rëndë është infarkti, për shkak të të cilit pacienti humb edhe jetën, nëse nuk paraqitet menjëherë tek mjeku.
Në rastin e një infarkti akut, pacienti duhet të paraqitet tek mjeku në harkun kohor nga 6-12 orë, në mënyrë që zemra të rikuperojë pjesën e dëmtuar për sa kohë nuk është furnizuar me gjak.
Top Channel