Protesta në Fier, Kejdi Mehmetaj: Frika e ka mbytur Kryeministrin

09/03/2019 11:05

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka komentuar protestën që po zhvillohet në Fier kundër takimit të programuar të kryeministrit Rama

“Ka 2 ditë që kryeministri mbledh me urdhër dhe kërcënime për largim nga puna, qytetarë që i përdor si dekor të shfaqeve të tij. Dërgon autobusë me njerëz edhe nga Vlora se nuk arrin dot të mbushë takimet. Që prej ditës së djeshme Roskoveci, Patosi dhe Fieri janë në shtetrrethim. Kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme mbi 40 qytetarë dhe kanë sjellë bandat e tyre kriminale për të kërcënuar qytetaret”, shprehet ajo.

Sipas saj i gjithë qyteti i Fierit është i rrethuar me polici,

“Rama ka sjellë FNSH që i përdor si bodyguard personal. Frika e ka mbytur Kryeministrin, gjen tunele e skuta. Edi Rama dhe besniket e tij te maten mire përpara se të prekin e kërcënojnë qoftë edhe një qytetarët vetëm, nuk do u ndahemi derisa të paguajnë për shkatërrimet dhe krimet që kanë kryer. Qytetaret protestojnë paqësisht, kryeministri ka frike edhe ti shohë, dërgon trupat e police se shtetit për t’i shperndarë”, shton ajo.

Top Channel